Përmes një rishpërndarje fondesh të Buxhetit të Ministrisë së Brendshme, ka vënë në dispozicion 6,7 milionë lekë për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ku do të strehohen refugjatët në vendin tonë.
Vendimi për kryerjen e procedurës së tenderimit për rikonstruksionin e godinës që ndodhet në Babrru është publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare. Përmes kësaj ndërhyrje, synohet edhe shtimi i kapaciteteve pritëse për azilkërkuesit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe të nenit 44, të ligjit nr. 10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1.Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon:
a) për programin “Planifikim menaxhimi”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, shtohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh;
b) për programin “Policia e Shtetit”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, të pakësohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh.
2.Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh të përdoret nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i godinës së QKPA-së”, me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë.
3.Ngarkohet Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues që, për shkak të emergjencës së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të marrë masa të menjëhershme në funksion të rikonstruksionit të godinës, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.//TCH/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...