Qeveria miratoi të mërkurën një vendim të rëndësishëm që prek Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes që ka të bëjë me ofrimin e të gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në misionet jashtë vendit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë.
“Kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen jo vetëm me NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian në të gjithë spektrin e misioneve qoftë në kontributet tokësore por edhe në ato detare”, u shpreh ai.
“Me këtë paketë angazhohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që mund të zgjasin mbi disa muaj”, tha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Sigurimi i jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohet në misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit, për vitet 2024, 2025 dhe 2026, bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.
Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj; zhdukjes; dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së misionit ushtarak dhe stërvitjes jashtë vendit; dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së misionit ushtarak dhe stërvitjes jashtë vendit; shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private brenda dhe/apo jashtë vendit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike.
Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk është më e ulët se 10 milionë lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës apo zhdukjes së personit; 12 milionë lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor me pasojë paaftësi të përhershme; 5 milionë lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës.
Po ashtu vendimi parashikon 50 mijë lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme.
“Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficientëve të përfitimit ndaj dëmtimeve trupore, të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shërbejnë si kushte minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve”, thuhet në vendim./rtsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...