Google ADS

Qeveria e pranon: Rama udhëtoi me charter për të parë Juventusin, por jo me lekët e shtetit

18:18 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Përmes një reagimi në rrjetet sociale nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan se pasi mbledhjes me ministrat në Vlorë, Rama ka mbërritur në Rinas me helikopter, e prej andej, me avion charter është nisur drejt Torinos.

Sipas tij Rama do shkojë të ndjekë ndeshjen e futbollit mes Juventusit dhe Lazios që zhvillohet në orën 18.00.

“Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB.

Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00

Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje”, shkruan Paloka.

Pas këtij lajmi të dhënë nga Paloka reagoi edhe qeveria.

Përmes drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga pranohet se gjithçka është e vërtetë, por ky udhëtim sipas tyre nuk paguhet nga buxheti i shtetit.

Fuga shprehet se Rama është ftuar të ndjekë takimin nga Presidenti i Juventusit, Agnelli.

Reagimi i Fugës

Eshte plotesisht e vertete qe kryeministri Edi Rama ka udhetuar sot drejt Torinos, se bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare.

Ata jane nisur nga Rinasi me nje avion te prenotuar nga klubi i Lazios per drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer sot ne detyren e tij.

Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit.

Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!/Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme