Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me rindërtimin e shkollave të shkatërruara nga tërmeti.
Ish-deputeti, Gent Strazimiri, nga Durrësi tha se u premtua se në nëntor do të kenë përfunduar të gjithë shkollat, por asgjë nuk është gati për nisjen e vitit të ri shkollor.
Gent Strazimiri: Ndodhemi përpara rrënojave të shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16-të të qytetit të Durrësit. Ndodhemi këtu për të denoncuar faktin që vetëm pak ditë para fillimit të procesit mësimor, shkolla është ende në themele.
Në tabelën që sqaron projektin, sipas premtimit të qeverisë shkolla do të duhej të mbaronte brenda 147 ditësh. Nuk ka asnjë shans që të mbarojë brenda afatit për të filluar vitin shkollor dhe nuk ka asnjë shans të mbarojë gjithashtu edhe në nëntor siç ka thënë kryeministri.
Por lajmi nuk është ky.
Mashtrimet e kësaj qeverie, premtimet e Edi Ramës të cilat nuk mbahen apo që kalojnë thjeshtë për të bërë një shoë televiziv, nuk po bëjnë më lajm në këtë vend.
Lajmi tashmë është shëndeti i fëmijëve të Durrësit, sepse kjo nuk është e vetmja shkollë. Janë 27 shkolla të qytetit më të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar, të cilat praktikisht sot mbeten pa proces mësimor. Edhe sikurse procesi mësimor të fillojë, nuk kuptohet se si do të mund të rregullohen dhe të mbrohen nga pandemia COVID, dhe si do të aplikohen masat anti-Covid.
Me një plan nga ministria e Arsimit, kaotik dhe praktikisht të parealizueshëm edhe në kushte normale, edhe sikur këto 27 shkolla të kishin qenë ende në këmbë dhe të rikonstruktuara tashmë, në këto kushte në të cilat ndodhemi, ku shkollat janë tërësisht të rrënuara dhe ajo pjesë e mbetur e shkollave gjysëm e shkatërruar do të duhet të përballojë të gjithë fëmijët e Durrësit, edhe teorikisht masat e ashtuquajtura për mbrojtjen anticovid, të përpiluara në planin e kaotik të ministrisë së Arsimit janë krejtësisht të parealizueshme.
13 mijë fëmijë të shkollave dhe kopshteve që do të duhet që më datë 14 shtator të fillojnë procesin mësimor dhe të shkojnë në institucionet publike tashmë të shkatërruara.
Nuk diskutohet fakti që është disa herë më i lartë çmimi nga çdo të mund të ndërtohej një shkollë, nuk diskutohet më fakti i vonesës, nuk diskutohet më fakti i korrupsionit brenda projektit me paratë e BE-së, çështja kthehet tek shëndeti i fëmijëve.
Kush i mbron fëmijët e Durrësit në këto kushte, në këtë papërgjegjshmëri qeveritare, me këtë papërgjegjshmëri kryeministrore, me këtë kaos që ka ngjallur Ministria e Arsimit me masat Anti-Covid.
Fëmijët e Durrësit, 13 mijë prej tyre, janë në kushtet që duhet të sistemohen me distancim fizik, me dezinfektim dhe me çdo masë tjetër që do të duhej të merrej teorikisht shkolla shqiptare, janë të detyruar të futen të gjithë në ato shkolla gjysëm të shembura që ende kanë mbetur./oranews
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...