Vazhdon të jetë akoma e freskët ngjarja e rëndë në Itali ku dy qen “pitbull” shqyen foshnjën me origjinë shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë sot se hetimet që po bëhen për vdekjen tragjike të Victoria Zikaj, 13-muajshes që ndërroi jetë në 17 shtator, kanë përfshirë të dy prindërit e saj.
Kështu në hetim për vdekjen e vogëlushes janë marrë edhe prindërit e saj, babai Egi Zikaj 25-vjeç dhe nëna, Olga De Luca, 22 vjeç. Ata po hetohen për vdekjen e vogëlushes së tyre, duke qenë se janë edhe të zotët e qenve, që i shkaktuan asaj vdekjen.
Kujtojmë se i pari që u hetua për vdekjen e të voglës ishte gjyshi i saj, 63-vjecari Hasan Zikaj.
Ne hetim është edhe veterineri. Sipas policisë italiane, ashtu si raportojnë mediat, dy qentë kishin sulmuar e plagosur rëndë një qen tjetër pak javë më parë. /albeu.com
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...