Vendet e rajonit po zgjerojnë hartën e produkteve ushqimore që importojnë në Shqipëri. Bullgaria dhe Rumania po falimentojnë fermerin tonë, pasi mishi i bagëtive të imta që sjellin këto vende kushton afërsisht 50 lek të reja për kilogram më pak, se mishi vendas.
“Me shitjet e blegtorisë kemi shumë probleme, nuk ka treg nuk konkurojmë dot me bullgarin këtu na ka mbytur qengji bullgar. Ne e çojmë 10 herë qengjin në treg dhe nuk e shesim dot”, thotë një fermer.
“Të huajat preferohen sepse e ka çmimin më të lirë. Ai e ka 2 mijë e 500 lekë kilen, i joni e ka 3 mijë lekë. Detyrimisht ne bredhim nëpër pazare paguajmë taksa dhe tatime pastaj mallim e sjellim në shtëpi”, thotë një tjetër fermer.
Sipas fermerëve shërbimet e gjësë së gjallë kushtojnë më shumë se çmimi që kërkon industria e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Për pasojë fabrikat e mëdha sytë i kanë kthyer nga femerët e huaj.
“Unë me dele me dhi më shkojnë tek 50 krer pa matrikull sepse kërkon 2 mijë lekë një kokë. Nuk e përballoj dot, kë të përballoj më përpara matrkullin, ilaçet e skaduara, plugun, frezën tokën me qira”, thotë fermeri.
“Pata 300 kokë dele para dy muajsh e shkatërrova tufën, imagjino ti, 80 lekë litri qumështi deles. Falimentova”, tregon një tjetër.
Mungesa e etiketimi në dyqanet e mishit për konsumatorin sjell mashtrim. Kujdes nëse në dyqanet e mishit lexoni një etiketë mishi i freskët vendi, me shumë gjasa jeni duke blerë mish qengji bullgar ose rumun./tch/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?