Këtë të mërkurë është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila hap një tjetër faqe për modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër këtë qendër, ndërsa përfaqësues të saj treguan detaje rreth veprimtarisë dhe objektit të punës së tyre.
“Çelet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shkruan Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u shpreh se kjo qendër është një faqe e re në modernizmin për ushtrinë shqiptare.
“Kjo është një faqe e re modernizimi, është një kalim në një fazë të re të zhvillimit të Shqipërisë, që po i bashkohemi dhe ne. Forcat e Armatosura janë në pararojë e zhvillimeve modernizuese”, tha ministri Peleshi./ abcnews.al
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri