Këto janë momentet kur Xhaferr Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19 – vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.
Është ora 08.20 minuta. Në këto pamje të siguruara nga Tv Klan shihet se si 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.
Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.
Disa dëshmitarë thanë se Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.
“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?
Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.
Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”.
Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij./Klan/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...