Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi edhe një herë është shprehur se nuk është penduar për veprimin që ka bërë disa muaj më parë, teksa votohej për Kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku, hoqi çizmen dhe qëlloi në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi ka rrëfyer edhe një bisedë me mikun e tij prift, Don Mariani, i cili pas këtij veprimi i kishte thënë që duhej të shkonte dhe të rrëfehej.
Ajo thotë se ka pranuar që të shkojë të rrëfehet, por ama nuk do të pendohej për veprimin që ka bërë.
Kryemadhi ka folur edhe për ditëlindjen që e festoi një ditë më parë, ku të rinjtë e LSI-së kishin menduar një tortë mjaft speciale: Çizmen që kishte goditur Ramën.
“Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Don Mariani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë.
Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën. Në darkë Don Mariani më telefonoi dhe i pari i familjes, i kishte thënë a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë.”, u shpreh Kryemadhi.
Por, kryetarja e LSI-së ka treguar se çfarë i ka thënë bashkëshorti i saj, Ilir Meta për hedhjen e çizmes.
“A e diskuton me bashkëshortin rastin? Rrallë kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste.”, është shprehur ajo për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...