Janë gjuajtur me vezë muret dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit, teksa maturantët gjenden në një protestë përpara godinës së saj që prej orës 11:00; një protestë kjo e nxitur prej provimit të djeshëm, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Me pankarta në duar, djem dhe vajza dëgjohen të brohorasin “Ministria e Turpit”. Në postime të shumta që qarkulluan përgjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, maturantët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth tezës së formuluar, të cilën e cilësuan të vështirë dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit.
Në protestë, maturantët kërkojnë mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit./TCH
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende n...
PDK sot hap fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet m...
Moti sot i vranët dhe me borë
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin