Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.
Makina e biznesmenit dhe një aktivist i njohur në radhët e PD Pjerin Kaçi është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo është ulur nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.
Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.
Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve. Ndërkohë kjo ngjarje nuk është bërë me dije nga policia e Shkodrës edhe pse është një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.
Pas kësaj ngjarje kemi arritur të sigurojmë fotografi të makinës e cila është qëlluar me armë zjarri.I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur për shkak se nuk ka konflikte me kënd ndërsa ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD./balkan web
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë