Norma e papunësisë në vendin tonë ka prekur një nivel të ri rekord minimal, por të dhënat flasin për një situatë jo të njëjtë në çdo cep të territorit të vendit.
Në pjesën dërrmuese të qarqeve, në 8 prej tyre, norma e papunësisë është regjistruar në rënie, por, nga ana tjetër, në 4 prej tyre, vihet re një rritje e normës së papunësisë. Këto qarqe janë: Durrësi, Lezha, Vlora dhe Shkodra.
Këto qarqe mbajnë një peshë domethënëse në ekonominë shqiptare dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit. Durrësi, Vlora dhe Lezha ndërkohë, të treja qytete bregdetare, përfaqësojnë edhe pjesën kryesore të turizmit shqiptar.
Më problematike situata paraqitet në Lezhë dhe Shkodër, dy qarqet veriore të vendit, ku norma e papunësisë është rritur me 2.1 dhe 1.5 pikë përqindje respektivisht në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Në Durrës ndërkohë norma është ngjitur me 0.5% dhe në Vlorë me 0.6% në terma tremujorësh. Nga ana tjetër ndërkohë, në disa qarqe të Shqipërisë papunësia ka pësuar një rënie drastike.
Në Berat dhe në Fier, norma e papunësisë ka rënë me nga 4 pikë përqindje, duke marrë shtysë kryesisht nga sektori i industrisë që është mjaft i rëndësishëm në këto dy qarqe./scan
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...