Policia e Kamzës ka vënë nën pranga një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje me vete.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit G.SH. i është gjetur në trup, arma zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Kamzë, Tiranë
Policia godet një tjetër rast të armëmbatjes pa leje.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Manreka”.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, në pranga 26-vjeçari
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.
Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./tch
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...