Qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej, pasi statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia e tij është futur në një trend rënës.
Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia e qarkut verior në 2016 shënoi rënie me 0.6%, për të tretin vit radhazi. Rënia më e fortë ishte në vitin 2014 me rreth -14.5%, si pasojë e largimit masiv të popullatës për azil ekonomik kryesisht në Francë e Gjermani, fenomen që vazhdoi edhe për vitin 2015. Dibra, Kukësi dhe Berati janë qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm, duke pësuar flukse shumë më të larta dalëse sesa hyrëse të popullsisë.
Qarku i Kukësit ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me vetëm 1,5%.
Ky qark ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1,4%, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26,0%, krahasuar me vitin 2015.
Të ardhurat për frymë në Qarkun e Kukësit janë 35,7% më të ulëta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë.
Për shkak të varfërisë së lartë, mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është e lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70,7 vjeç.
Familjet në Qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare me vetëm 0,6% të totalit të shpenzimeve.
Gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulëta për veshje ne rang vendi, me vetëm 2,3% të totalit.
Bujqësia në Qarkun e Kukësit zë 41% të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend.
Varfëria në këtë qark pritet të thellohet edhe më shumë nëse rinis aplikimi i tarifës së koncesionit në Rrugën e Kombit. Tarifa do të rrisë koston e tregtisë të qarkut me pjesën tjetër vendit dhe do të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi nuk ka një tjetër alternativë lëvizje pa pagesë. /Monitor
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...