Në Dardhë të Librazhdit ka kompani të licensuara për prerje pyjesh.
Edhe pse në pikën 1 moratoriumi ndalon prerjen e pyjeve, për arsye të përcaktuara ai e lejon në pikën 3.Kompanitë në fjalë janë licensuar nga Ministria e Mjedisit përpara vitit 2016 me kontrata jo pak, por 10-vjeçare, kontrata të cilat bashkitë janë të detyruara t’i zbatojnë.
Gjashte kompani veprojnë në Bashkinë e Librazhdit ku me ligj priten çdo vit 12 mijë kub dru, e po kaq në Bashkinë e Prrenjasit, ku duhet theksuar se pyjet e Stravajt po shfarosen totalisht.
“Ne nuk kemi asnjë kopetencë për pezullim apo mbyllje kontratash sepse janë të nënshkruara nga Ministra e Mjedisit të asaj kohe, pra të vitit 2012. Ndërkohë që bashkia nuk lidh kontratë dhe nuk përcakton një operator sepse edhe këtë e ka bërë ministria, ne vetëm jemi të detyruar që çdo vit të përcaktojmë sasinë e druve që duhet të shfrytëzohet nga operatorët”, thote per Top Channel kreu i bashkise se Librazhdit, Kastriot Gurra.
Në një territor pyjor prej 33 mijë hektarë Bashkia e Librazhdit pranon se menaxhimi është i vështirë duke i shtuar kësaj edhe përplasjet në kompetenca mes institucioneve.
“Sigurisht që ka një lloj përplasje institucionale për sa kohë që bashkia vetë nuk lejohet që të legjitimohet të vërë gjoba ndaj këtyre individëve. … kemi ecdhe nje rast konkret ku inspektoriati ka gjobitur në masën 5 milion lekë të reja një subjekt, por gjykata i ka dhenë të drejtë këtij të fundit duke hedh poshtë vendimin e inspektoriatit. Mendoj qq kjo është një gjë që duhet zgjedhur ligjërisht, që bashkia si pronare e pyjeve duhet të ketë të drejtën të marrë edhe masa administrative ndaj firmave që nuk zbatojnë kontratën.”, vijon ai.
Me apo pa mbështetjen e Gjykatës e të prokurorisë, kompanitë e mëdha e kanë gjetur një rrugë t’u shpëtojnë gjobave, edhe në rastet e shkeljes së moratoriumeve, të ndëshkuar deri tani janë vetëm banorë të zonave apo persona të tjerë të cilën presin në sasi të vogla.
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...