Emigrimi i të rinjve po kërcënon sigurinë kibernetike të Shqipërisë. Në këtë përfundim ka arritur kompania e sigurisë kibernetike PricewaterhouseCoopers (PwC) në një raport mbi infrastrukturën digjitale të vendeve të Ballkanit perëndimor.
“Përveç faktit që njerëzit kanë ikur dhe po ikin jashtë, po ne kemi edhe shumë individë që janë brenda, por punojnë për jashtë”, u shpreh Edmond Liçaj, eksperti i IT për A2 CNN.
Raporti vlerëson se Shqipëria përballet me 600 deri në 700 incidente kibernetike çdo vit, dhe këto shifra mund të zgjerohen edhe më tej nga mungesa e burimeve njerëzore të afta.
“Institucionet duhet të rrisin fokusin dhe financimet jo vetëm për të rinjtë në fushën e sigurisë kibernetike, por në ICT. Ku shohim se qeveria ka shpenzuar vetëm 10 milionë euro në 4 vite, kjo është diskriminuese. Nuk mund të kemi siguri kibernetike pas burime njerëzore”, tha Liçaj.
Sipas raportit të PwC, Shqipëria dhe në përgjithësi Ballkanit Perëndimor përballet me kapacitete të kufizuara, veçanërisht në sektorin publik. Kompania u sugjeron qeverive që të ofrojnë edukim të vazhdueshëm për sigurinë kibernetike, sidomos brezave të rinj, për të siguruar kapacitete për të ardhmen.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend