Ngjarja në Gramsh ditën e djeshme kur dy rus dhe një ukrainas tentuan të futeshin në uzinë ka bërë bujë në mbarë botën.
Media të ndryshme kanë shkruar për rastin, ku ka pasur nga ato që e kanë cilësuar si spiunazh.
Media britanike Express shkroi gjithashtu duke e hapur artikullin me fjalinë: “Putin u poshtërua pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare”.
Më tej në artikull sqarohet historiku i uzinës në Gramsh, ndërsa komentohet dhe transmetimi i rastit në mediat shqiptare duke përfshirë këtu dhe reagimet nga politika.
Dje 3 personat sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.
Ndërkohë, sot katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan. Dy djemtë u kapën brenda, ndërsa bashkëjetueset e tyre ishin duke pritur pak metra larg vendngjarjes./euronews.al/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...