Sikurse edhe sezonet e tjera, Radhima vizitohet nga turistë të shumtë që e zgjedhin mes destinacioneve të tjera për të kaluar pushimet e tyre.
Një vend i qetë, larg qytetit, zona e Radhimës duket zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Austria apo Zvicra të cilët janë vendosur në bregdet me kamperat e tyre.
Por vlerësimet për natyrën, detin, mikpritjen e ushqimin, zbehen nga ankesat që ata kanë për mbeturinat që hasin në plazhe apo rrugëve.
“Jam nga Gjermania, është e para herë që vij në Vlorë, më pëlqen shumë, njerëzit janë shumë miqësor, deti është shumë i bukur çdo gjë është mrekulli, por ka shumë mbeturina dhe mendoj që është problem”, tha një turist për Euronews Albania.
Të tjerë thonë se prezenca e mbeturinave nuk është problem vetëm në Shqipëri, por një fenomen i tillë shfaqet edhe në shtete të tjera.
“Vij nga Gjermani, kam qenë këtu në 1982 por është totalisht ndryshe. Njerëzit janë vërtet miqësor, është vërtet një mrekulli. Problem mbeten mbeturinat, por gjithë bota ka mbeturina nuk është vetëm problem i Shqipërisë sepse ne i krijojmë ato”, shtoi një tjetër.
Pavarësisht problemeve, një pjesë e tyre besojnë se kushtet do të përmirësohen dhe kjo do të ndikojë në rritjen e turizmit.
“Jam nga Gjermani hera e parë që vij , erdhëm me kamperin tonë dhe është shumë mirë, është ende lirë, rrugët janë shumë të mira, sepse në libra në Gjermani përshkruhen si shumë të këqija, por tani janë shumë mirë. Në disa vende papastërti dhe shumë plastikë, por mendoj se do të përmirësohet me kalimin e kohës”, theksoi ai.
Edhe për drejtorin e ndërmarrjes së shërbimeve publike në bashkinë e Vlorës Edi Jorgji, problematika ekziston por ndërmarrja e shërbimeve publike është në gatishmëri të plotë në gjithë territorin e bashkisë duke filluar që nga hyrja e qytetit deri në Orikum.
Sipas Jorgjit, bashkëpunimi me bizneset dhe sensibilizimi i qytetarëve mbetet pika më e rëndësishme për një qytet të pastër, ndërsa abuzuesit do të penalizohen tha Jorgji
“Gjithë problematika e qytetit është pastrimi i rrugëve, pastrimi i zonës nga Pylli i Sodës që është bërë për herë të parë nga ndërmarrja e shërbimeve publike këtë vit dhe themi që e arritëm, por gjithsesi kërkojmë sensibilizimi e qytetarëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm si ne si insitucion edhe ata bashkë në pastrimin e qytetit dhe të gjithë zonave. Plazhi publik në Lungomare mirëmbahet çdo ditë me pastrimin, me larjen e bulevardit çdo mëngjes, dhe them që jemi gati për sezonin turistik. I mirëpresim të gjithë dhe i ftojmë të vijnë në Vlorë”, tha ai.
Ai u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve të bashkëpunojmë me qëllim mbajtjen pastër të ambientit.
“Problematikat janë të shumta ndaj dhe kërkojmë bashkëpunim me qytetarët por edhe bizneset në gjithë zonën e Lungomare janë plazhet privat që i kanë disa biznese, edhe me ata kemi bërë bashkëbisedime të vazhdueshme, që gjithë mbeturinat që mbledhin gjatë ditës ti grumbullojnë në një vend dhe ti heqin, sepse kjo nuk është vetëm punë e bashkisë dhe e ndërmarrjes së shërbimeve publike por është punë e gjithë qytetarëve, për këtë kërkojmë bashkëpunimin e tyre, se ky qytet është i të gjithëve”, theksoi ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...