Pushues të shumtë po e vizitojnë bregdetin e Shëngjinit këtë fundjavë.
Të ardhur nga qytete të ndryshme e kryesisht nga Kosova, ata shprehen të kënaqur me veçoritë që ka ky plazh.
“Mirë shumë. Shumë mirë kushtet, çdo gjë afër”.
“Shëngjini shumë vend i bukur. Shëngjini është i qetë, i pastër”.
Por nuk mungojnë edhe pakënaqësitë. Rritja e çmimeve të dhomave, produkteve ushqimore, si dhe papastërtitë nga vetë pushuesit, janë ndër problemet kryesore që hasin vizitorët.
“Bukur shumë, nuk e ndërroj asnjë vend me Shëngjinin. Vijmë 2-3 herë në vit. Po edhe shumë po përparojnë. Vitin e kaluar në këtë kohë 20 Euro kemi paguar, ketë herë 30 Euro”.
“Shpesh vijmë. Çmimet kanë qenë më të arsyeshme, tani një ngritje më e lartë e çmimeve”.
“Plazhi nuk është pastruar mirë, por edhe me çmimet po luajnë shumë, edhe në artikuj ushqimorë”.
Nga ana tjetër, operatorët turistik shprehen shpresëplotë se ky sezon do të ketë më shumë vizitorë.
“Kemi hapur këtë biznes për verën sezonale. Është sezoni më i vonshëm por presim ardhje të madhe”.
Angazhimi i strukturave akomoduese por edhe i pushtetit vendor mbetet i lartë për të siguruar kushtet e nevojshme për pushuesit që kalojnë pushimet në këtë bregdet.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63