Punonte si kamarier për të ndihmuar prindërit, arrestohet shqiptari në Angli me 1 kg kokainë në makinë

23:43 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Një i ri shqiptar është arrestuar në Angli pasi është kapur me 1 kilogram kokainë në makinë. Medjat e huaja shkruajnë se 23-vjeçari i arrestuar e ka emrin Kastriot Dardha, dhe po udhëtonte me makinën e tij tip “Golf”.

Pas kontrolleve nga policia, të cilin e ndaluan pasi dyshonin se nuk kishte patentë, atij ju gjet kokainë e fshehur në makinë. Pas marrjes në pyetje nga policia 23-vjeçari pranoi se kokainën e kishte për transport.

Ndërkohë që përveç transportit që bënte Dardha gjithashtu punonte si kamarier. Sipas medjave britanike, ai kishte shkuar në Angli për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë. Gjykata e Noriuch, e dënoi atë me 20 muaj heqje lirie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme