Fiks Fare denoncoi një skandal me pensionet e dhjetëra banorëve të Peshkopisë, të cilët po enden prej disa javësh në dyert e institucioneve shtetërore.
Punonjësi i Postës, Gazmir Hysi, i cili duhet t’ua shpërndante, u zhduk, bashkë me një shumë të majme monetare. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion për këtë problematikë. Gazetarët biseduan me dhjetëra pensionistë në Peshkopi dhe Njësinë Administrative Kastriot.
Pensionistët tregojnë se s’kanë marrë pensionin që duhet të merrnin në muajin maj. Më tej tregojnë se shumën duhet ta shpërndante punonjësi me emrin Gazmir Hysi. Sipas tyre, ai që i shpërndante është zhdukur dhe prej disa ditësh nuk është dukur të shpërndajë këto pensione. Disa të tjerë thonë se ai ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e pensionistëve. Ndërkohë, të tjerë pohojnë se ka ikur në Dubai.
Pas këtyre ankesave, gazetarët e emisionit Fiks Fare u interesuan te Posta e Peshkopisë, ku takuan punonjës dhe drejtorin Ilir Vranici. Drejtori thotë se Gazmiri ka pas disa probleme financiare, por nuk bëhet fjalë për përvetësim, vetëm vonesa dhe se pensionet do t’i shpërndajnë. “Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot. Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Dhe ka fik telefonët. Ka edhe probleme financiare, të folim shqip. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin” i thotë drejtori.
Ndërkohë, gazetarët e pyesin nëse ka blerë apo jo shtëpi në Tiranë. “Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto (lekët e pensioneve) dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë” i thotë ai, ndërsa në fund “tani më shqip s’di ç’të them”!
Pas këtyre përgjigjeve, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan për ta pyetur personalisht drejtorin Ilir Vranici. “Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa” tha drejtori. Më tej pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër. “Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Në datën 6 maj del raporti i kontrollit. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit” thotë drejtori. Gazetarët e pyesin nëse është aktualisht në punë Gazmir Hasi, ndërsa drejtori përgjigjet se “sot ka qenë, por tani (në orar të punës) ka fikur telefonin”. Gazetarët e pyesin nëse me këto lekë, punonjësi ka blerë apo jo apartament në Tiranë. “Jo, mesa di unë” përgjigjet drejtori, por në një bisedë me kamera të fshehtë ai tha se Gazmiri ka pasur probleme ekonomike dhe se ka blerë një apartament. Ndërkohë, në fund, gazetarët e pyesin se do t’i kthejë për t’i dalë kredia?! “Nuk kam informacion për kredi” përfundon drejtori Ilir Vranici, por më parë pohoi se “disa nga këto para (të pensioneve) i ka përdorur dhe do t’i kthejë kur t’i dalë kredia”.
***
Bisedë me drejtorin e Postës së Peshkopisë, Ilir Vranici
Gazetari – Gazmir Hasa, po e kërkojmë për (pensionet)
Drejtori – Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport, a më kupton. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot.
Gazetari – E di…
Drejtori – Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Sot a më kupton. Dhe ka fik telefonët, e ke parasysh… Ka edhe probleme financiare, të folim shqip a më kupton. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin.
Gazetari – Se më thanë se ka blerë një shtëpi në Tiranë, hallall i qoftë.
Drejtori – Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë… Edhe…
Punonjësi i postës – Ka pas probleme…
Drejtori – Tani më shqip s’di ç’të them!
***
Bisedë me pensionistë dhe punonjës të Postës në Peshkopi
Pensionistja – E kanë hequr Gazin?
Fiksi – Pse?!
Pensionistja – Nuk e di, i ka pas dhënë Gazi këto pensionet dhe asistencën.
Fiksi – Po pra.
Pensionistja – Ai la nam. Kena pas Fate Shaini, thoshte të vish a me 17, me 22, 20 nuk kishte datë të caktume kërkund o bir.
Fiksi – Ka marrë lekët e pensioneve e nuk ua ka dhënë?
Pensionistja – Ka njeri që se ka marrë hiç. Mua më thanë ka gjet shtëpi në Tiranë.
Fiksi – Ëëë.
Pensionistja – Thanë ka gjet shtëpi në Tiranë. Këtu s’ka shtëpi, ka shku në Tiranë ai.
Pensionisti – Unë kam pasur me marrë pensionin që më datë 20 (maj), sot është data dy (qershor). Edhe plaka kështu s’i kemi marrë.
Fiksi – Mos ka pasur me t’i dhënë Gazi edhe ty?
Pensionisti –Po.
Pensionistja – S’i kanë marrë edhe të tjerët!
Fiksi – Po Gazi nuk është këtu, e kanë hequr?
Pensionisti – Ku di gjë!
Fiksi – Që me 20 (maj) ke pasur ti me marrë?
Pensionisti –Po.
Fiksi – Data sot …
Pensionisti – 2 (qershor).
Fiksi – Ç’a thonë?
Pensionisti – Nuk di gjë hiç, nuk kam vajtur kërkund. Llafe mileti, jo është këtej, jo është andej, jo ka bërë budallëqe.
Pensionistja – 30 mijë lekë asistencë.
Pensionisti a 2 – Ha mo ani, ani edhe unë s’i kam marrë.
Fiksi – Çfarë date ke pas me i marrë?
Pensionisti – Po kjo thotë s’i kam marrë.
Pensionistja 2 – S’i kam marrë jo!
Fiksi – S’i ke marrë hiç?
Pensionistja 2 – Jo mo jo fare. Kemi ardhur lartë e poshtë se jam edhe me tension. Sa këtu, sa këtu, sa këtu, sa këtu.
Fiksi – Ç’a të thonë?
Pensionistja – Laju sot se të rruajmë nesër!
Pensionistja 2 – Një herë tha dua letrën, ku me shku! Nejse, ikëm. Ene hajde mos e gjej, hajde mos e gjej.
Fiksi – Sa herë ke ardhur?
Pensionistja 2 – Eh sa herë kam ardhur?! Ku e di unë tani, që me datë 10 që merrem. Tani e kam lënë se nuk kam takat me ardh këtu.
Fiksi – I ka marrë për vete?
Pensionistja 2– Zoti e di, s’e di!
Pensionistja 3 – Të asistencave.
Fiksi – Sa muaj ke pa marrë pensionin?
Pensionistja 2 – Një muaj.
Fiksi – Një muaj …
Pensionistja 2 – A t’u ardh data tjetër, me datë 10 vjen pensioni tjetër. Ku të ha, i kam marrë borxh, i kam marrë lekë tani.
***
Fiksi – Po komplet pensionet i kishte marrë e ikur?
Pensionisti 2 – Po.
Fiksi – Po sa ditë ka që nuk ka ardhur këtu?
Pensionisti 3 – Po ka një javë a dhjetë ditë, i kanë ashtu …
Pensionisti 4 – Tek asistenca është ngatërruar, ku e di unë.
Fiksi – Po pra …
Pensionisti 4 – Pa të dhanë do shpërblime.
Fiksi – Po.
Pensionisti 4 – 30 mijë për familje. Këto që marrin asistencë. Unë kam djalin që merr asistencë, është i ndarë ai këtu. Pse ai merr vetëm asistencë, më vinte edhe bajat me e pyet me thënë të drejtën. Ishin shumë lekë asistencë … Kur më thonë të tjerët është bërë kështu, kështu kanë ardhur ato shpërblimet se kishte marrë ai do lekë (Gazi).
Fiksi – I kishte marrë vetë, ai nuk ja kishte dhënë kërkujt?
Pensionisti 4 – I kishte marrë vetë të gjitha.
Fiksi – Sa muaj i ka marrë?
Pensionisti 4 – Dy muaj.
Fiksi – Po nuk ka treguar fare?
Pensionisti 4 – Jo, jo nuk na ka thënë. Shif këtu, një mijë e ca vetë marrin pension, nga 1000 lekë, një milionë lekë në muaj.
Fiksi – Që i merr vetë pa i kërkuar kërkujt?
Pensionisti 4 – Ja japin nga një mijë të gjithë dhe një mijë i mban vetë, dy milionë. Se të gjithë i lënë …
Bisedë me punonjësin që e ka zëvendësuar në Postën Kastriot
Punonjësi i postës – Unë jam Shefi Hysa, agjenti postar. Patëm mbledhje, shkova tek banka. Mbarova punë, në dispozicion më keni.
Fiksi – Jo, dua të di kaq, Gazin ku mundet ta gjej?
Punonjësi i postës – Vallai mua s’ma ka hapur telefonin asnjëherë, se unë nuk pajtohesha me disa gjëra këtu, as jam pajtuar ndonjëherë dhe nuk e di!
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...