Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta.
Rama ka ndarë pamjet nga punimet në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
“Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkroi Rama krahas videos së publikuar./Arbresh.info/
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...