Autostrada Durrës-Tiranë është kthyer në një makth të vërtetë për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve përgjatë gjithë ditës së sotme.
Pas një vëzhgimi të kryer nga “BalkanWeb” në këtë artierie kryesore duket qartë radha kilometrike, e cila është shkaktuar si pasojë e punimeve të cilat kanë nisur me 14 shkurt për të përfunduar me 19 të po këtij muaji.
Sipas udhëtarëve, radha e mjeteve arrin në disa kilometra, ndërsa makinat e firmës së kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për të kryer punimet, qëndrojnë të parkuara anash rrugës dhe nuk punojnë.
“BalkanWeb” ka ndjekur që nga dita e parë situatën e trafikut në këtë autostradë, e cila është shoqëruar me vonesa dhe bllokime mjetesh për orë të tëra.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...