Prishja e kalldrëmit me mozaikun e qilimtë shkaktoi një reaksion zinxhir në rrjetet sociale, duke hedhur dyshime për të ardhmen e këtyre kalldrëmeve.
Mungesa e mjeshtërve të dikurshëm të kalldrëmeve ka shtuar frikën se mozaiku i gurtë i rrugës kryesore të kompleksit të Qafës së Pazarit do të mund të jetë një kujtim i prekshëm nëpër fotografitë dhe kartolinat që ende shiten në njësitë tregtare të kësaj pjese muzeale.
Por banorë të Gjirokastrës shpresojnë se punimet do të jenë cilësore, pa iu shmangur dot hijes së dyshimit. Punimet restauruese në zonën turistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në sezonin e sivjetshëm turistik. Kastriot Dhrami pronar i një njësie tregtimi me suvenirë pohon se punimet kanë një kosto të lartë për bizneset e pazarit, por nevoja për kryerjen e tyre ka qenë e hershme.
Pilo Dhame, inxhinieri që ndjek punimet restauruese tregon se duket e vështirë që restaurimi të përfundojë para nisjes së sezonit turistik, ndërkohë që afati i përfundimit të punimeve është muaji tetor. Ai thotë se gjatë punimeve kanë hasur vështirësi pasi kanë takuar në objekte të ndërtuara vite më parë, dhe të cilat janë përpjekur t’i vënë në shfrytëzim
“Vështirë është që pazari të jetë gati për sezonin turistik. Kemi gjetur kolektorët e krijuar vite më parë. Jemi përpjekur që objektet të cilat funksionojnë, t’i lëmë të tilla. Një kolektor i ndërtuar shumë herët ishte ende në gjendje shumë të mirë dhe ne e kemi ruajtur dhe shfrytëzuar, mund të jetë gati 100-vjeçar, thonë e kanë ndërtuar austriakët”, shprehet Dhame.
Vaso Polo, drejtor i monumenteve në Gjirokastër, tregon për gjetjen e kalldrëmeve të hershme dhe tha se do t’i mbajnë ato në gjendjen origjinale.
Punimet për restaurimin e kalldrëmeve kanë nisur në shtator të vitit 2018. Punimet restauruese të rrugëve prej kalldrëmi të Qafës së Pazarit, përfshijnë instalimin e një rrjeti të ri infrastrukturor nëntokësor që përmbledh krahas rrjetit të jashtëm të furnizimit me ujë, edhe atë të mbrojtjes nga zjarri, rrjetin e shkarkimit të ujërave të zeza dhe atyre të shiut, ndriçimin elektrik dhe shërbimin telefonik.
Rreth 85% e kalldrëmit ekzistues të rrugicave dhe trotuareve, ku përfshihet edhe zëvendësimi i kalldrëmit të amortizuar, do të preket nga këto punime, ndërsa përfaqësues të drejtorisë së monumenteve pohojnë se pjesa më e madhe e gurëve do të ripërdoren dhe ansambli i qafës së pazarit në përfundim të punimeve do të jetë i njëjtë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë