Punimet në aksin Berat-Ballaban, Rama: Nxit potencial më të madh ekonomik dhe turistik

09:42 | 4 Shkurt 2024
E.H

Ndërtimi i aksit rrugor Berat-Ballaban po vijon në lotin e tretë, ku deri më tani janë përfunduar 34 % e punimeve.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e cilësoi këtë investim si një nxitës për një potencial më tw madh ekonomik dhe turistike, përcjell Arbresh.info

“Me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme