Ditët e fundit nëpër mediat online dhe rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e Enver Hoxhës i rrethuar nga disa persona, mes të cilëve është edhe Sali Berisha.
Ish-Kryeministri ka folur për herë të parë dhe ka shpjeguar praninë e tij në këtë foto që po qarkullon së fundmi në internet. Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se kjo foto ka qenë për ditëlindjen e Liljana Hoxhës, dhe aty ka kaluar për disa minuta edhe ish-diktatori Enver Hoxhës duke i përshëndetur dhe më pas është larguar.
Berisha theksoi se asnjëherë nuk ka patur takim personal me Enver Hoxhën.
“Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Në qoftë se sheh një intervistë timen ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, personisht nuk e kam takuar asnjëherë sepse nuk e kam takuar kurrë personalisht. Por i them ka kaluar ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje mesa di unë të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës Shkenca dhe Jeta dhe unë kam qenë një bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Aty ka ardhur dhe ka kaluar, mund të jetë ulur 2 minuta, nuk e mbaj mend, ka dhënë dorën dhe ka ikur. Kjo ka qenë. Në qoftë se një takim kolektiv quhet personal, merreni. Por unë nuk e kam mohuar, e kam shpjeguar edhe herë të tjera, që unë kam patur miqësi qoftë me këtë renë e tij por edhe me të shoqin e saj.
Përsa i përket shoqes time, aty ke një dëshmitar i cili quhet Blendi Fevziu. Edi Rama më thoshte në Parlament se ke persekutuar një mjeke. Edhe unë nuk e dija se për kë e ka fjalën. Një ditë, në vitin 2010, me Blendi Fevziun kam qenë me Blendi Fevziun duke pirë kafe në Rogner. Shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali, të lutem shumë, më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin në këtë mënyrë ndaj teje dhe t’u tregoj se kush ka qenë Sali Berisha”, tha ai./tvklan.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...