Insektet në plazhin e Shëngjinit dhe të Talës këtë vit janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz për pushuesit pasi edhe pse jemi thuajse në fund të muajit korrik dezinsektimi nuk është kryer.
Qytetar: Po të ishte kryer do të ishte më mirë, pasi larvat filolohen aktivizohen pas shirave. Këtu nuk është bërë asgjë. Pse të harxhojnë paratë turistët këtu, kur mund të shkojnë diku tjetër?
Pushues: Këtu janë shumë insekte. Aty matanë flitet dhe për landifillin që nuk bëhet riciklimi.
Pushues: Këto duhet të merren parasysh para se të fillojnë pushimet, e para se të vijë sezoni veror.
Administratori i Shëngjinit, Gjokë Caci bën me dije se çdo ditë përballet me ankesat si të pushuesve, ashtu edhe të bizneseve të zonës për këtë problem.
Caci: Deri tani nuk ka patur asnjë masë për Shëngjinin. Përditë pushuesit kërkojnë zgjidhje për këtë problem. Qoftë për pushuesit në plazh, por qoftë edhe për ata që banojnë më tutje, pasi mushkonja nuk ka vetëm në plazh.
Nga ana tjetër drejtoria e shëndetit publik prej ditësh ka konfirmuar se dezinsektimi do të kryhet shumë shpejt./tch
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë