Shëngjini është bregdeti më i afërt për shqiptarët e Kosovës, pasi nga Prizreni te plazhet e Ranës së Hedhun duhen vetëm dy orë.
Ky avantazh e bëri mjaft të frekuentuar qytetin e vogël të Veriut, i cili më parë shërbente vetëm për banorët përreth.Kërkesa në rritje për pushime nxiti ndërtimin e hoteleve serioze pas viteve 2010. Në Shëngjin ofron shërbimet “all inclusive” një nga resortet më të mëdha në vend, që akomodon në një natë mbi 1700 persona.
Por, përmirësimi i rrugës vitin e kaluar nga Rana e Hedhun deri në Lagunën e Kune -Vain ka nxitur një valë të re ndërtimesh pa kurrfarë standardi për turizëm të qëndrueshëm dhe serioz.
Oferta më e lartë për akomodim për të njëjtin fluks pushuesish ka sjellë ulje të çmimeve nga 30-50%.
Shëngjini ka humbur bukurinë një plazhi të qetë dhe cilësor ndaj dhe pushuesit këtë vit duket se e kanë braktisur.
Numri çekëve dhe polakëve u ul ndjeshëm këtë verë, gjithashtu edhe rezervimet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë larguar drejt plazheve të tjera më pak të zhurmshme.
Hotelet kanë ulur çmimet në raport me një vit më parë për të tërhequr pushues dhe çadrat në plazhet e Ranës së Hedhun janë të mbushura përgjysmë. Menaxherët e hoteleve kryesore atje pohuan se dhomat në brezin e parë të plazhit po shiten edhe me 50 euro nga 80 -100 euro dy-tre vite më parë.
Sipas tyre, vetëm këtë vit oferta për banesa të reja është dyfishuar dhe kjo ka sjellë ulje të çmimeve edhe për hotelet serioze.
Ndërtimet shkel e shko po rrezikojnë turizmin e qëndrueshëm.
Pak kohë më parë, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, pohoi në media se zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit po cenohet nga ndërtimet pa kriter.
Ai tha se, vetëm këtë vit janë regjistruar më shumë se 250 hotele të reja në zonën e Shëngjinit dhe të Velipojës.
Klosi vlerësoi se fluksi i lartë i ndërtimeve në bregdet dëmton zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Hotelet e mëdha në Shëngjin po i shesin dhomat në booking me 50-60 euro për një natë nga minimumi 80 euro vitet e kaluara.
Fluksit të lartë të ndërtimeve nuk i është përgjigjur kërkesa për të pushuar, e cila këtë vit ka qenë më e ulët në bregun e Shëngjinit. Pushuesit nga Kosova, të cilët prej vitesh kishin frekuentuar Shëngjinin duket se po shohin mundësi të tjera edhe brenda Shqipërisë apo jashtë saj.
Bizneset e zonës pohojnë se, flukset janë së të paktën 50% më të pakta se një vit më parë. Ata kishin investuar në infrastrukturë dhe burime njerëzore për një sezon të mbarë, por këtë vit, janë disi të zhgënjyer, shkruan ‘monitor’.
Arsyet e ikjes së pushuesve janë të shumta dhe komplekse, por arsyeja kryesore lidhet me mungesën e politikave orientuese të qeverisë për të zhvilluar turizmin në baza të qëndrueshme dhe për më tepër, për të mos lejuar ende sot pas gati tre dekadash tranzicion ndërtime pa kriter.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...