Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emsionin “Repolitix” në Report TV përballë kryeministrit Edi Rama ka hedhur dyshime lidhur me vendimin e Metës, për mosdekretimin e Sandër Lleshit.
Hoxha ka thënë se arsyeje mosdekretimit mund të jetë një problem në mbiemrin e Lleshit. Sipas tij kur Rama ka çuar propozimin e Lleshit për ministër të Brendshëm, mbiemri i tij ka qenë ‘Lleshi’, ndërsa në gjykata ‘Lleshaj’.
“Unë mendoj se arsyeja që e ka bërë Metën të mbajë atë qëndrim është ajo që Rama nuk na e tregon. Mendoj se ka lidhje me mbiemrin. Si e ka mbiemrin e vërtetë Lleshi siç iu dërgua Metës, apo siç i është drejtuar Gjykatës Lleshaj.
Këto reagimet më pas ishin kleçka për të na larguar nga e vërteta”, ka thënë Hoxha
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin