Një luginë e bukur që shtrihet nën këmbët e Bjeshkëve të Namuna, duke i ndarë këto malet shtatlarta për të krijuar këtë panorame kaq të bukur të natyrës malore.
Vetë emri Valbonë, siç thotë historia dhe gojëdhëna, vjen nga një vizitor i huaj, prift italian, i cili kur erdhi nga Thethi dhe doli në Qafë të Valbonës e quajti Valbonë – Vale Buona- Luginë e Bukur. Sot është një nga vendet më të vizituara në Veriun shqiptar.
Natyra e bukur, monumentet e natyrës dhe të kulturës, arkitektonika e ndërtimeve, tradita, doket dhe zakonet e mbi të gjitha aty gjen djepin e legjendave nga ajo e kreshnikëve Muji dhe Halili, që sipas eposit, Bjeshkët e Namuna, kanë qenë një ndër vendbanimet e tyre, Mrizet e Zanave, në këtë natyrë të bukur janë gjendur shpesh-here, madje dhe vete zanat që zbrisnin e kuvendonin me banorët e zonës.
Udhëtimi për në Valbonë, në liqenin e Komanit është ndër udhëtimet më të bukura që mund të bëhet, mes ujit dhe maleve , mes grykash, një udhëtim si në përralla.
Liqeni i Komanit jo më kot është shpallur destinacion i vitit.
Sa po merr drejtimin për në Valbonë, gjithmonë të shoqëron lumi me emrin Valbonë, herë në të djathtë, e herë në të majtë.
Lumi i Valbonës, është i veçantë për ngjyrën karakteristike që ka, një e kaltër e veçantë, që vjen si pasojë e temperaturës që ka, shtratit që është shkëmborë dhe shpejtësia e lëvizjes si rrjedhojë e pjerrtësisë. Udhëtimet për në Valbonë kanë nisur me ngrohjen e motit dhe shkrirjen e borës. Agjenci të shumta turistike udhëtojnë drejt kësaj lugine të bukur.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...