Pavarësisht përfitimeve shëndetësore, kafeja shkakton presion të lartë të gjakut ndërsa kur përmban sheqer shkakton luhatje të papritura të sheqerit në gjak.
Prandaj, në vend të kafesë, një zgjedhje e mirë për ta nisur ditën është dhe uji me limon.
Limoni është i pasur me lëndë ushqyese
Të dyja pijet forcojnë metabolizmin, rrisin nivelet e energjisë, ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë diabetin e tipit 2. Limoni, megjithatë, është i pasur me vitamina dhe minerale që nuk gjenden në kafe. Në veçanti, është i pasur me vitaminë C dhe kalium që forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon efektet e stresit.
Kafeja shkakton nervozizëm
Është e pasur me antioksidantë, lehtëson simptomat e depresionit, zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe rrit nivelet e energjisë, por sasitë e mëdha ktë kafeinës shkaktojnë nervozizëm dhe mund të çojnë në një gjendje të njohur si çrregullim i ankthit të kafeinës . Nga ana tjetër, uji i limonit përmban vetëm 25mg kafeinë për 250ml. Prandaj, duke pirë ujë me limon në vend të kafesë, do të keni energji pa rrezikun e stresit të tepruar.
Problemet e tretjes
Kafeina ka një efekt laksativ sepse çliron hormonin gastrin në stomak, duke përshpejtuar funksionin e zorrës së trashë. Doza të mëdha kafeje shkaktojnë ulçerë në stomak. Uji me limon nga ana tjetër, ndihmon në tretjen e ushqimit si ditën ashtu edhe natën.
Pagjumësia
Mëlçia është aktive gjatë natës, kur trupi rigjeneron qelizat. Meqenëse kafeja përmban katër herë kafeinë nuk është ide e mirë ta konsumoni pasdite ose në mbrëmje, pasi shkakton pagjumësi dhe zgjime të shpeshta. /abcnews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...