Partia Socialiste konfirmon një fitore thuajse totale në zgjedhjet e 14 majit.
Rezultatet tregojnë jo vetëm një parti me shumicën e kryetarëve në vend por edhe me një dominancë të këshilltarëve socialistë të cilët do të kontrollojnë edhe ato bashki ku kryetarët nuk janë të saj.
Kështu në Himarë PS dominon në nivel këshilltarësh, të cilët kanë siguruar 9 karrige në parlamentin lokal dhe sëbashku me aleatët do të kontrollojnë Fredi Belerin e Berishës.
E njëjta situatë shihet edhe në Kavajë, ku PS ka siguruar 15 këshilltarë përballë 9 të koalicionit Bashkë fitojmë dhe dy të PD.
Socialistet dominojne në nivel këshilltarësh edhe ne veri.
Në Has e majta ka fituar 6 anëtarë, 4 të PS dhe dy të PSD kundrejt 4 anëtarë këshilli të Bashkë fitojmë.
Edhe kryetari i Fushë arrzës do të kontrollohet nga parlamenti i majtë, ku PSD-së së Tom Doshit si forcë kryesore do t’i bashkohen dy mandatet e PS.
Gjithashtu edhe në Mirditë përcaktuese e vendimmarrjeve të kryetarit të BF do të jetë vota e 8 këshilltarëve të PSD e PS.
Në Shkodër konsolidohet aftësia e Benet Becit dhe PS për të qeverisur qytetin pa pengesa me plot 30 mandate duke përfshirë edhe 12 të PSD-së së Tom Doshit.
Në nivel kombëtar paraprakisht Partia socialiste ka fituar 52 kryetarë bashkie, dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bashki.
Ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 14 majit, sipas KQZ, ishte 38.22%./abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...