Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla i ka bërë thirrje grupeve të tjera parlamentare që të bëjnë propozimet e tyre për emrin e Presidentit të ri të Republikës.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, Balla tha se tre raundet e para janë të opozitës, ndërsa raundi i katërt dhe i pestë është i shumicës.
Balla sqaroi se është i gatshëm të dëgjojë propozime nga të gjitha palët, përjashtuar ato të dhëna nga ish-kryeministri Sali Berisha, që e etiketoi si një “non grata”.
“I keni ju 20 firma për të propozuar një kandidate në raundin e dytë? Kandidatë që vijnë nga katrani i oborrit nuk pranojmë, për ‘non grata’ e kisha”, u shpreh Balla.
Më 23 maj është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.
Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.
Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.
Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme. /Euronews Albania/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...