Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Nga Kuvendi, Berisha e cilësoi këtë si akt të shëmtuar.
“Në një akt të shëmtuar. Sot refuzuan Simon Mirakën një nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Disedent të një familje të shkëlqyer dhe një kombinim individësh që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar anëtar te komisioni i dosjeve të sigurimit të shtetit” tha Berisha.
Reagimi i ish-kryeministrit vjen pasi Taulant Balla tha më herët sot se kandidatura u rrëzua pasi mbante firmën e Sali Berishës.
Më tej Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë janë të diskriminuar nga qeveria. Ndërkohë që diskutohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi solli një sërë kategorish sipas tij të diskriminuara në vend, si të varfrit, demokratët, ish të përndjekurit dhe pronarët./arbresh.info/
10 të vdekur e 30 të lënduar në New Orleans të ShBA-së, dysh...
Kurti vizitoi Poemën dhe Diamantin, dy foshnjet e para të li...
Viti 2024, vit i vizave/ Sa i vizituan kosovarët vendet Sche...
Jakup Krasniqi mbush 74 vjet sot, kjo është ditëlindja e tij...
Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildish...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje në ndeshjet e para këtë vit