Google ADS

PS refuzon propozimin e kompromisit, kërkohet të shtyhen bisedimet

23:09 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor.

Mësohet se Partia Socialiste nuk pranon variantin e kompromisit të ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Kjo është arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, e cila, siç citojnë burime të mirëinformuara, mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike.

Por në kushtet kur mungojnë shumë garanci për stnadardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe nunërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë.

Partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëshguesit, pa të drejtë vendimarrje.

Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje.Për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë, por PS po refuzon ta pranojë.

Kohë shtesë për bisedime

Refuzimi i PS për të pranuar një variant të dakortësuar nga të gjithë, që nuk cënon thelbin e depolitizimit të komisioneve, ka çuar në ndërhyrjen e ambasadës së SHBA.

Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.

 

 

Të ngjashme