Prej disa ditësh Partia Socialiste ka nisur zgjedhjet në degët e saj, përfshi dhe kryetarët e rinj të selisë rozë në qytete
Këtë të dielë janë zhvilluar votimet në tre degë të PS-së, në Vlorë, Kurbin dhe Lezhë.
Në Vlorë ka fituar sërish Anduel Tahiraj me një fitore të thellë ndaj Albana Hodajt. Tahiraj ka marrë 298 vota, ndërsa rivalja e tij mori vetëm 10 vota ndërsa 15 fletë u shpallën të pavlefshme.
Në Kurbin ka dalë fitues Tonin Koliçi, i cili doli fitimtar ndaj zyrtares së bashkisë Nertila Toma.
Së undmi në Lezhë, fitues është shpallur Eduart Ndreca. Në votim morën pjesë 254 anëtarë, ku Taulant Malshi mori 65 vota dhe Eduart Ndreca 173 vota, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...