PS nis fushatën elektorale, flet Rama

19:58 | 11 Prill 2023
K.B

Në orën 18:00 të 11 prillit, PS nisi fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se është krenar për fitoret e PS-së dhe çfarë ato kanë sjellë për Shqipërinë.

“Për herë të parë në historinë tonë na janë besuar dhe role të dorës së parë në arenën ndërkombëtare që nga presidenca e OSBE-së deri te ulësja e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sot marrëdhëniet tona ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë dhe deri në nivelin më të lartë janë konstante, miqësore dhe aktive. Takimet në nivele të larta s’janë më ngjarje të rralla, por pjesë e punës tonë si një faktor me peshë të veçantë në rajon dhe aktorë të respektuar të bashkësisë euro-atlantike,” – u shpreh Rama.

Sipas tij Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj në botën e jashtme, por bota e jashtme ka ndryshuar pozicion ndaj vendit tonë. Rama tha se hap pas hapi do të rritet edhe më shumë interesi, besimi dhe siguria te Shqipëria për ta vizituar, punuar, investuar dhe pse jo për të jetuar./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme