Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa ka dalë fituese në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Lushnjës, pas mbylljeve të numërimit nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në këtë qytet.
Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e 6 marsit, Sefa ka marrë 21,477 vota në këto zgjedhje, rreth 10 mijë vota më shumë nga Elton Bano, kandidatë i “Shtëpisë së Lirisë”. Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka marrë vetëm 3,809 vota.
Kujtojmë se kandidatët e PS-së kanë fituar edhe në bashkitë e Vorës dhe Rrogozhinës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numërimi vazhdon në Dibër, Durrës dhe Shkodër ku janë mbajtur zgjedhjet e pjesshme lokale.
Sipas të dhënave të përditësuara deri në orën 11:16, kandidatët e PS-së kryesojnë në bashkitë e Dibrës dhe Durrësit, ndërsa në Bashkinë e Shkodrës kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirë”.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...