Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën në Kamëz.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla morën pjesë në takimin final të kësaj fushate, kërkoi votën e Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores për një tjetër mandat për Rakip Sulin në krye të kësaj Bashkie.
Veliaj tha se edhe në Kamëz, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka realizuar çdo investim dhe çdo projekt të kësaj Bashkie.
“Edi Rama e do Kamzën. Ka pranuar çdo propozim për të investuar për Kamzën, çdo projekt të rindërtimit për Kamzën, çdo shkollë të re për Kamzën, çdo kopësht, çdo çerdhe, Parkun e Paskuqanit dhe të gjitha projektet e Bashkisë së Kamzës. Me Edin dhe me Kipen Kamza do shkojë vetëm përpara. Ndaj, për të gjithë ata që i kanë parë hajrin, që i kanë parë leverdinë, që i kanë parë prokopinë një skuadre të Edit dhe të Kipes që nuk na përçan veri-jug, por që na bashkon, që nuk na dhunon, nuk na përdor për të mbushur autobusët për të ardhur në Tiranë për protesta, – shoh disa nga politika e vjetër që thonë “Kamzën e kemi në xhep, apo “në Kamëz kemi varur xhaketën”, – askush nuk e varur xhaketën në Kamëz, askush nuk e ka Kamzën në xhep, Kamza është në këmbë, Kamza është gati për fitore dhe Kamza mezi pret të punojë,” u shpreh Veliaj./abcnews
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...