Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10 Kongresin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ketë rreth 8 orë diskutime.
Është parashikuar të flasin një numër i madh ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish etj.
Pas regjistrimit të delegatëve, Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.
Një nga të ftuarit në Kongres është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim./lapsi.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...