Google ADS

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja çfarë pritet të diskutohet

10:18 | 7 Maj 2022
S D

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë, ku në fokus do të jetë ratifikimi i një sërë vendimeve të Kongresit.

Punimet do t’i hapë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa do të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama.

AXHENDA

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
Sesioni organizativ

Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.

Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
Diskutime të lira

Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme