PS mban sot Kongresin e jashtëzakonshëm

08:04 | 8 Dhjetor 2023
K.B

Partia Socialiste e Shqipërisë mesditën e të premtes së 8 Dhjetorit do të mbledhin Kongresin e jashtëzakonshëm.

Në forumin më të lartë të selisë rozë do të miratohen emrat e sekretarëve të rinj edhe pse e kanë marrë detyrën që u caktoi kryesocialisti Rama në Shtator të këtij viti.

Në axhendë parashikohet që përpara fjalës së Ramës, që do të mbahet në orën 16:40, në 6 panele njëri pas tjetrit, të përbërë nga ministrat dhe drejtuese të Partisë Socialiste, të flitet për sektorë si dhe për platformën e Sekretarit të Përgjithshëm Klosi për rigjenerim e kësaj force./Tv Klan

Të ngjashme