Socialistët e Shkodrës nuk pranojnë më situatën e krijuar prej muajsh brenda radhëve të selisë rozë, ku që prej Shtatorit nuk ka një kryetar të kësaj force politike.
Nisur nga kjo situatë e krijuar, Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës, në një shkresë zyrtare i është drejtuar Kryesisë së PS, Kryetarit Edi Rama , Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla ku kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të PS-së deri në zgjedhjet e ardhshme.
Propozimi për një emër të tillë në krye të PS-së, Shkodër është firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër të Grupit të PS, dhe 120 anetare te Asamblesë të Partisë Socialistë në Bashkinë Shkodër. Ato e kanë bazuar këtë emër, në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezulltet pozitive ne Bashkine Shkoder.
Në shkresën e siguruar brenda radhëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shkodrës, thuhet qartë se: në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste , në emër të përfaqësimit tonë brenda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë: Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale”.
PS e Shkodrës është pa një kryetar, ndërkohe që tashmë kërkesa e socialistëve të Shkodrës pret një përgjigje konkrete nga lidershipi i PS-së për propozimin e ardhur nga baza të cilët kërkojnë Luan Harushën si drejtues të PS-së, Shkodër./TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...