Partia Socialiste dorëzon në Kuvend rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës
Partia Socialiste që udhëhiqet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dorëzuar në kuvend rezolutë që dënon sulmin në veri të Kosovës.
“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”, thuhet në kërkesë, shkruan Euronews.
Në rezolutë më tej thuhet se PS, dënon ashpër sulmin e armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës.
Kjo rezolutë vjen pas 11 ditësh të agresionit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se përgjegjësinë për agresionin e ka marrë terroristi Milan Radoiçiq, i cili tashmë është liruar nga paraburgimi në Serbi, teksa i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...