Ka reaguar sot pasdite Partia Socialiste në lidhje me incidentin që ndodhi një ditë më parë, ku 76 demokratë dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, përfunduan në spital nga shpërdarja e një pluhuri helmues.
Partia Socialiste në reagimin e saj shprehet se “Ditën e sotme, në orën 05:00, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysmë ore më vonë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjitha autoritetet përkatëse ishin gati për të ofruar ndihmesën e tyre. Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqëndrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni”.
“Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe veçanërisht liderit të opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike”, thuhet në deklaratën e PS-së.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist