Pas takimit të sotëm së Partisë Socialiste për hapjen e fushatës elektorale ka reaguar edhe Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Reagimi i Kejdi Mehmetaj, Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Kryeministri i fitoreve imagjinare të njëpasnjëshme, i mbyllur në palestrën që nuk do të duhej ti dilte për madhësi as FRESSH-i, i tregoi sot shqiptarëve forcën e tij “gjigande”.
Ky “trim mbi trima”, i mbyllur nga vrima e miut, i tregonte forcën luanit (popullit të tij) me kërcënime, që një Zot e di kush ja ka dhënë të drejtën ti lëshojë.
E çfarë kërcënimesh… Kërcënime me viza, me ato viza që falë këtij “trimi” fitoresh legjendare, rrezikojmë të na i heqin si shtet. Do jau heqin madje edhe atyre që sot verbërisht kishte marrë me vete në vrimën e miut.
Këtij “trimi” që kemi për kryeministër udha e mbarë i qoftë. Shqiptarët do të vazhdojnë me bindje rrugën që kanë nisur drejt pastrimit të vendit nga këta brejtës që shkatërrojnë çfarë u del përpara e për mbrojtje futen pastaj vrimave.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...