Partia Socialiste ka thirrur të dielën (28 korrik) Kongresin Zgjedhor.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm pritet të jenë rreth 400 anëtarë.
Fillimisht i njoftuar për tu mbledhur më 20 korrik, më pas në 27, Kongresi do zhvilloi nesër punimet do të ketë më shumë karakter organizativ duke u fokusuar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.
Mësohet se menjëherë pas fjalës së kryetarit të PS-së, Edi Rama do të nis votimi për Asamblenë e re.
Asambleja e PS do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të detyrës funksionale që mbajnë në administratë.
Përveç përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, fokus do të jetë turizmi dhe lufta kundër korrupsionit.
Me mjaftë interes do të jetë dhe emrin që kryeministri Edi Rama mund të propozojë për të zëvendësuar vendin vakant të kreut të Kuvendit, ku Lindita Nikolla për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten./rtsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...