PS çon në Kushtetuese mandatin e Kryebashkiakut të djathtë

12:56 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Partia Socialiste i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me padi, ku kërkon heqjen e mandatit të kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

49 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar Kushtetueses dy ditë pasi kërkesën e tyre e rrëzoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin”,- tha depuetja e PS, Klotilda Ferhati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme