Maturantët ditën e sotme do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të lëndës së Matematikës.
Në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtij provimi 34 mijë maturantë, i cili pritet të nisë në orën 10:00 dhe dorëzimi i fletës së provimit në orën 12.30.
Ndryshe nga viti i kaluar, që kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vitë është 30 minuta më shumë.
Ashtu si një vit më parë edhe sivjet maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi. Numri i nxënësve në një klasë nuk do të jetë më shumë sesa 10-15 maturantë.
Përtej masave anti-Covid është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse ndodh e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.
Ashtu si në dy provimet e para edhe në këtë test në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 për qind, ose 15 pikë.
Provimi i fundit që është ai i lëndëve me zgjedhje do të zhvillohet me 15 qershor. Diferenca mes ditëve të provimit ka qenë 4 ditë ndërmjet, njëri-tjetrit./noa/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...