Google ADS

Protestuesit marrin në telefon Edi Ramën, por ai nuk e hap

21:47 | 8 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Qytetarët që protestuan për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u vra në Himarë kanë telefonuar kryeministrin Edi Rama kur ndodheshin para zyrës së tij.

Ka qenë pedagogia dhe e afërmja e vogëlushes, Ilirjana Kuçana që ka telefonuar Ramën para kamerave, por ai nuk është përgjigjur.

“Po telefonojmë live kryeministrin për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Rama nuk e hap telefonin.

Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në çdo institucion.

Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin.

Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, – tha Kuçana.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme